Memoriali i Dëshmorëve dhe Martirëve - Rezallë, Skenderaj

 Memorial

Ky memorial u ndërtua në nderim të martirëve të Masakrës së Rezallës. Masakra e Rezallës është njëra ndër masakrat më të mëdha të kryer nga aparati shtetëror Serb. Masakra e Rezallës u krye me 5 prill 1999, ku u vranë dhe u masakruan 98 civilë shqiptar. Si në shumicen e masakrave, policia dhe ushtria Serbe u munduan ti zhduknin gjurmët e krimit, duke i dërguar trupat në Rudnicë të Rashkës.

Memoriali u ndërtua nga MMPH gjatë viteve 2012-2015. Kurse nga viti 2015 Memoriali kalon nën menaxhim dhe mirëmbajtje të AMKMK-së.

Memoriali përmban varrezat e martirëve, lapidarin, rrethojën, staza dhe gjelbërim.

  • Listing ID: 2655
  • Viti i ndërtimit: MMPH-2012-2015,
  • Vlera e ndërtimit: MMPH-321,925.50 Euro ( së bashku me memorialin e varrezave në Izbicë)
  • E ndërtuar nga: MMPH dhe AMKMK
  • Nr parcelës:: 01566-0