Memoriali i Martirëve - Çikatovë e Vjetër, Drenas

 Memorial

Ky memorial u ndërtua në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Çikatovë e Vjetër, të vrarë gjatë luftës 1998-1999 nga forcat Serbe. Në këtë memorial janë të rivarrosur 31 martirë nga Çikatova e Vjetër, një pjesë e të cilëve ishin vrarë në Çikatovë dhe varrosur në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë, për ti zhdukur gjurmët e krimit. Kurse, në lapidar janë të gravuar edhe emrat e të vrarëve nga fshatrat e tjerë të Drenices të varrosur në varreza masive në tri lokacione të Çikatovës: në Shavarina, në varrezat e fshatit dhe nën kanal të Ibër Lepencit.

Memoriali përmban varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, obeliskun ku janë të gravuar emrat e dëshmorëve dhe martirëve, flakadanin, staza, hapësira gjelbëruese, rrethojën.

Memoriali u ndërtua nga AMKMK gjatë viteve 2019-2021.

 

  • Listing ID: 2509
  • Viti i ndërtimit: 2019-2021
  • Vlera e ndërtimit: 70,636.26 Euro.
  • E ndërtuar nga: AMKMK
  • Nr parcelës:: 00327-0