Memoriali i Martirëve të Familjes Deliu dhe Mulliqi - Abri e Epërme, Drenas

 Memorial

Ky memorial u ndërtua në nderim të 23 martirëve të familjes Deliu, të vrarë e të masakruar me datë 26.09.1998 dhe 9 martirëve të familjes Mulliqi të vrarë e të masakruar me 30.03.1999, nga Ushtria Serbe.

Martirët ishin nga foshnja 6 javëshe e deri në moshën 94 vjeçare. Në mesin e tyre kishte edhe gra shtatzëna.

Memoriali u ndërtua fillimisht nga familja dhe Komuna. Kurse, AMKMK e rinovoi në vitin 2019-2021. Memoriali përmban varrezat e martirëve, obeliskun me fotot e martirëve, staza dhe hapësira gjelbëruese, rrethojën.

  • Listing ID: 2459
  • Viti i ndërtimit: AMKMK-2019-2021
  • Vlera e ndërtimit: AMKMK- 71,324.50 euro.
  • E ndërtuar nga: Familja, Komuna dhe AMKMK
  • Nr parcelës:: 000183-0