Shtatore e Dëshmorëve: Rexhep Mala e Nuhi Berisha- Gjilan

 Shtatore

Rexhep Malaj u lind në Hogosht të Dardanës ( ish-Kamenicë), më 29 mars të vitit 1951. Ishte djali i babë Mehmetit dhe nënë Fahrijes. Rrjedhë nga një familje tradicionale, atdhedashëse. Edhe pse i ri në moshë ka marrë pjesë aktive në demonstratat e nëntorit të vitit 1968, kur ishin paraqitur kërkesa për më shumë liri qytetare dhe avancim të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Në vitin 1975 UDB-ja jugosllave, pasi më parë i kishte arrestuar dënon me burg të rëndë krerët e Organizatës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, me ç’ rast Rexhep Mala dënohet nëntë vjet burg të rëndë. Burgun e ka mbajtur në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren (Kosovë) Zenicë, (Serbi) Shtip, Idrizovë, afër Shkupit në Maqedoni dhe në Foçë e në Mostar të Bosnjës e Hercegovinës. Më 23 maj të vitit 1983, pas 8 viteve të golgotës së kaluar nëpër kazamatet e Jugosllavisë, lirohet nga burgu, jo i thyer e i lodhur nga torturat, por i çelikosur dhe i paepur për të mos ndaluar as për një çast rrugën drejt lirisë.
Tetë muaj pas daljes nga burgu, në natën e 11-12 janarit të vitit 1984, së bashku me militantin e lirisë, studentin, Nuhi Berisha, rrethohet nga policia serbe në një vendqëndrim ilegal në Prishtinë, në një shtëpi të lagjes, e cila quhet “Kodra e Trimave.
I edukuar në frymën e militantizmit kombëtar, ai do të ballafaqohej me vdekje, ashtu si heroi Vojo Kushi, ashtu si heronjtë e vigut, ashtu si Tefik Çanga e mijëra dëshmorë e dëshmore të kombit.
Nuhi Berisha u lind më 20.10.1972 në Vasilevë në një familje të varfër, por mjaft bujare. Rrustemi nga martesa me Shefkijen solli në jetë pesë fëmijë: Xhevatin, Dinoren, Nuhiun, Shehiden dhe Arsimin.
Më 31 maj, rreth orës 13.30, në Poklek të Ri, policia dhe paramilitarët serbë ndërmorën një sulm mbi banorët e këtij fshati me ç’rast pas bastisjes së shtëpive dhe rrahjeve barbare masakruan 11 persona, ku sot e kësaj dite, për fatin e Ahmet dhe Fidai Berishës nuk ka asnjë gjurmë. Më 6. 5. 1999 së bashku me Sinan Berishën futën në qendër të fshatit për të vëzhguar terrenin ku qëndrojnë gjatë tërë natës. Të nesërmen, më 7. 5. 1999 derisa po tërhiqej përgjatë kanalit të ujitjes që përshkon një pjesë të fshatit, hetohet nga militarët serbë me ç’rast breshëri plumbash godasin trupin e tij dhe të kusheririt, Sinanit. Trupi i tij pushon në “Kopshtin e dëshmorëve” në Polac. Emri i tij është skalitur edhe në një lapidar të përbashkët të ngritur në shenjë nderimi dhe përkujtimi për tre dëshmorët e Vasilevës, kurse Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Kuvendi komunal i Drenasit i kanë ndarë mirënjohje dhe falënderime familjes së dëshmorit, në shenjë respekti për sakrificën e birit të tyre për lirinë e Kosovës.
Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë një përleshjeje me forcat policore të Krahinës Autonome të Kosovës, në “Kodrën e Trimave”, në Prishtinë. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës “Zëri i Kosovës”. Ata shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës me plotë krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova ndonëse emrin e Rexhep Malës e Nuhi Berishës i hasim në shumë rrugë të cilat me nderë e krenari i mbajnë emrat e tyre, e hasim në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, Kazerma e qytetit në Gjilan me krenari mban emrin e bërthamës së UÇK Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Në kohën kur janë rrethuar dhe pas një qëndrese heroike janë likuiduar, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

  • Listing ID: 1619
  • E ndërtuar nga: Shoqata e të Burgosurve