Shtatorja e Dëshmorit Ahmet Krasniqit - Vushtrri

 Shtatore

Ahmet Krasniqi (15 Janar 1948 – 21 Shtator 1998) ishte një Kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë Luftës në Kosovë. Lindi në Zhilivodë të Komunës së Vushtrrisë, dhe veproi për një kohë në Kroaci.
Gjatë kohës kur Ahmet Krasniqi ishte ne Kroaci kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës. I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Në këtë kohë, Kolonel Ahmet Krasniqi kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës. I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Mirëpo, këtë objektiv nuk arrin ta realizojë deri në fund, sepse duke parë angazhimin e tij serioz dhe dëshirën e vërtetë, për të ta bërë Kosovën me ushtri sa më të mirë, një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhtie) e qëllon fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë.një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhtie) e qëllon fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë.
Nga shokët dhe miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, mësohet se ka qenë një njeri i tepër i vacant, me virtyte të larta njerëzore, human, trim i vendosur, guximtar e besnik, optimist dhe modest, një patriot i pastër, besimtar i madh në forcën e popullit të tij
Ahmet Krasniqi la pas dy fëmijët e tij Florentin dhe Teuten.

  • Listing ID: 2399
  • Viti i ndërtimit: 2019
  • Vlera e ndërtimit: 59,300.00
  • E ndërtuar nga: AMKMK,