Shtatorja e Dëshmorit Salih B. Çekaj - Deçan

 Shtatore

U lind në fshatin Broliq të komunës së Deçanit, më 22 qershor 1956, në një familje me traditë patriotike, E ardhur nga fshati malor i rrëzëbjeshkës së Strellcit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Prapaqan dhe në Kryshec, ndërsa fakultetin juridik e kreu në Prishtinë.
Në komunën e Deçanit e kreu detyrën e gjykatësit, më vonë edhe të kryetarit të gjykatës komunale. Gjatë atyre viteve, ndodhin manifestime demonstrative antijugosllave në mbarë Kosovën, madje edhe në Pejë e Deçan. Duke mos u pajtuar për dënimin e demonstratave, më 27 shtator 1990, Salihu përjashtohet nga detyra dhe mbetet i papunë, por veprimtarinë e vazhdoi me organizimin politik të kohës.
Fillimisht kreu detyrën e komandantit të Brigadës 134, luftoi në betejën e Llukës, Logjës dhe të Koshares, ku ra më 19 prill 1999. Atë ditë heroike, ranë edhe: Aziz Gashi nga Malisheva, Afrim Stojaku nga Arbana e komunës së Prizrenit, Bejtë Kajdomçaj nga fshati Dedaj i Prizrenit, Hysni Temaj nga Kushnini, Ilir Hoxha nga Arbana e Prizrenit, Leonard Palucaj nga Klina, Fisnik Ibrahimi nga Sharri, Izet Morina, nga Astrazubi, Luan Gashi, nga Hoça e Prizrenit, Mejdi Korani nga Pozharani i Gjilanit, Fatos Limani nga Prishtina, Shefqet Mustafa, nga Gllogjani i komunës së Deçanit e tw tjerw.U plagoswn: Bekim Zylfiu nga Krusha e Madhe dhe Basri Bajraktari nga Klina.
Dëshmori Sali )ekaj u varros në Bajram Curr. Pas luftës u rivarros në Koshare. Sali Çekaj la bashkëshorten, Halën dhe fëmijët: Migjenin, Shpresën, Arbnoren, Hysenin e Donjetën, të cilët po rriten me krenarinë e veprës heroike të babait. Atij i është ngritur shtatorja në qendër të Deçanit dhe busti në Broliq. Nga krijimtaria e tij personale ka mbetur ditari. Ndërkaq, si relikte të tij ruhen uniforma ushtarake, armët, telefoni mobil, llap-top-i dhe çanta personale.

  • Listing ID: 2949
  • E ndërtuar nga: Komuna, MMPH
  • Nr parcelës:: 01105-0