Shtëpia e Masakrës së Familjes Ahmeti - Likoshan, Drenas

 Objekt i Trashegimise te Luftes se UÇK-së

Familja Ahmeti, nga fshati Likoshan i Drenasit, kanë shndërruar shtëpitë e tyre në muze. Në këto shtëpi, në oborrin e tyre u vranë 10 anëtarë të familjes, në luftën e fundit në Kosovë. Me 28 shkurt të vitit 1998, rreth shtëpive të familjes Ahmeti është zhvilluar një luftë në mes të UÇK-së dhe forcave policore serbe. Para dyerve të shtëpive kanë mbetur të vrarë pjesëtar të policisë serbe dhe është plagosur ushtari i UÇK-së, Rexhep Rexhepi”, rrëfen Ahmeti, i cili thotë se këtu ishte pikënisja e gjithë masakrës që serbët bënë ndaj familjes Ahmeti.
Ushtarin e UÇK-së, Rexhep Rexhepin familjarët e familjes Ahmeti e kanë strehuar dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Por ky veprim është diktuar nga forcat serbe të cilët e kanë gjetur ushtarin Rexhepi në shtëpinë tonë, ku më pas i kanë marrë të gjithë meshkujt e familjes dhe i kanë ekzekutuar para dyerve të familjes Ahmeti”.
“Është vendi i parë ku kanë filluar masakrat serbe në Kosovë, dhe shtatë ditë pas kësaj masakre është mbledhë “Grupi i Kontaktit” pasi e ka parë se çka po do me ndodhë në Kosovë”

  • Listing ID: 2539
  • Viti i ndërtimit: 2017-2019
  • Vlera e ndërtimit: 326,420.39 Euro.
  • E ndërtuar nga: AMKMK